Thursday, September 6, 2012

BabaStars: Edhe një anëtar më pak


Pas largimit të Ledri Vulës nga labeli "BabaStars", konfirmohet edhe një largim tjetër. Menaxheri i këtij labeli, Drin Zatriqi ka zyrtarizuar dorëheqjen nga posti i tij menaxherial.
"Fansa, prej datës 17 Gusht 2012, me vetëdëshirë, në koordinim të plotë me të gjithë anëtarët e BABASTARS, pa asnjë lloj mosmarrëveshje, kam vendosur që pozitën e menaxherit t'ia lë dikujt tjetër, për shkak të shumë obligimeve dhe prioriteteve personale të mia dhe angazhimit tim në punë të re", thuhet në njoftimin e publikuar në faqet zyrtare të BabaStars, në rrjetet sociale Facebook e Twitter.
Zatriqi ka shtuar se ai "ka qenë, është dhe do të mbetet BabaStars", duke konfirmuar se as në të ardhmen nuk do të mungojë përkrahja dhe kontributi i tij për këtë label.
Tutje, bëhet e ditur se "labeli për momentin është më mirë se kurrë, pasi kanë ardhur kuadro të reja dhe është duke u punuar me të madhe dhe se labeli është veç në zgjerim e sipër".
Në bazë të këtij njoftimi, fansat shumë shpejt do të dëgjojnë hite të reja nga BabaStars që jane gati dhe videoklipe që janë në përgaditje e sipër.
“BabaStars” vlerësohet si një nga labelët më te njohur shqiptar, që veçanërisht kohëve të fundit ka shtuar numrin e anëtarëve. Ky label u krijua nga ish-anëtarët e labelit “Baba Records” dhe ishte Getoar Selimi ai i cili solli idenë për bashkim.
Pas përçarjes së labelit “Babarecords”, që përbëhej nga Tingulli 3’nt, Skillz, Kaos, Don Pizhi, Singullar, Viagra, Dj Blunt, Real 1 e Dj Flow, Getoar Selimi së bashku me bashkëthemeluesin tjetër të grupit “Tingulli 3’nt”, Agon Sylejmani (Big Xik), në vitin 2010 vendosën që të themelojnë një grup të ri, që e quajtën Baba Stars.
Perveç këngëtarëve nga Kosova që iu bashkuan, labeli këtë vit u zgjerua edhe me disa këngëtarë nga Shqipëria.

No comments:

Post a Comment