Wednesday, September 5, 2012

Gjyste Vulaj nxjerr te brendshmet ne publik (FOTO)


Gjithmonë preferon të tërheqë vëmendjen e publikut me veshjen dhe komportimin skenik që ka. Gjyste Vulaj është një ndër këngëtaret më të preferuara në tregun muzikor këtë verë ndaj dhe axhendën e datave të koncerteve e ka shumë të ngjeshur. Këtë të enjte këngëtarja ka qenë e ftuar për të kënduar në lokalin ‘Rio’ në qytetin bregdetar të Durrësit, vend i cili çdo mbrëmje kënaq publikun e pranishëm me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të kërkuar të kohës. Fillimisht e veshur me një fustan tejet të ngushtë ngjyrë blu, Gjystja ka nisur performancën e saj provokuese teksa dhjetra të rinj e të reja e ndiqnin ‘live’. Në fakt do të ishte e habitshme nëse këngëtarja nuk do të preferonte të nxirrte hiret e saj në formë perfekte me anë të veshjeve ekstravagante të paraqitura në fustanet shumë të ngushtë dhe tejet të shkurtër. Në këto foto të bëra nga paparaci ynë duket qartë jo vetëm trupi perfekt i Gjystes, por
shkohet edhe më tej. Këngëtares me sy të lirë arrihet ti dallohen lehtësisht edhe të brendëshmet sapo ajo bën lëvizjen më të vogël në skenë. Të gjithë kanë dëgjuar me ëndje këngët e saj më të fundit por edhe ato të kënduara disa kohë më parë ndërsa hutoheshin nga pamja që kishin para syve. Pasi e ka konsumuar veshjen e saj të parë dhe dëshironte të vinte ndryshe, Gjystja në kohën e disa minutave pushim ka përfituar nga rasti për t’u ndërruar. Këtë herë një tjetër veshje ekstravagante, nga bluja në të zezë ku shoqëruar me gjestet ‘e nxehta’ të këngëtares, pamja që ofrohej ishte jo dhe aq e zakonshme për publikun Durrsak.
Imazhi
Edhe pse vitet kalojnë, duket se mbetet gjithmonë e njëjtë. Kujdeset shumë për paraqitjen e saj të jashtme dhe investon mjaft për të. Këngëtarja e lindur në fshatin Vuksanlekaj (Malësi) më 09.07.1977 prej më shumë se dhjetë vitesh është e martuar me Sokol Vulajn nga martesa me të cilin ka edhe një vajzë.
Tashmë e adhuruar nga të gjithë shqipatrët kudo jetojnë zëri i saj ka arritur të depërtojë pothuaj në çdo shtëpi shqiptare. Deri më tani gjystja ka realizuar katër albume. Përveç se këndon, Gjystja shkruan edhe tekste. Merret edhe me dizajn grafik. Po ashtu merret me rregullimin e montazhit të videoklipeve, një prej të cilëve e ka punuar edhe vetë.
Fitimi
Dihet që këngëtaret fitojnë shumë nga koncertet dhe për më tepër Gjystja është një ndër ato që kërkojnë jo pak para në një koncert. Sezoni i verës është shumë i ngjeshur dhe nisur nga numri i konsiderueshëm i koncerteve që zhvillohen në qytete të ndryshme, bën që vetëm në Shqipëri Gjystja të jetë vërtet e kënaqur nga shuma e të hollave që arrin të fitojë falë investimit që ka bërë për imazhin e saj. E ndërsa nuk i pëlqen të flaës për këtë, ajo gjithmonë shprehet: ‘Seicili dëshiron të ketë sa më shumë para. Përfitimi më i madh për mua është ndjenja shpirtërore ku komplimentet e njëpasnjëshme vijnë nga adhuruesit e mi.’
VendimiKëngëtarja nga Mali i Zi që prej fillimit të karrierës së saj ka vendosur të mos këndojë nëpër kafene. Ajo këndon në koncerte, salla të ndryshme, diskoteka moderne që janë nëpër mbarë botën.
Herë-herë ajo e gjen veten edhe tek ndonjë familje që e ka zgjedhur t’i këndojë në dasmën që ka por kohëve të fundit është shumë pak prezente pasi datat nuk i ka të lira.

No comments:

Post a Comment