Thursday, September 6, 2012

Shakira dhe Pique me video seksi (Video)

Shakira dhe i dashuri i saj Gerard Pique raportohet se kanë një video seksi, e cila është duke kërkuar blerës.
Spekulimet për videon seksi kanë qarkulluar për javë të tëra, dhe zëdhënësi i këngëtares ka mohuar ekzistencën e saj, por revista spanjolle Interview raporton se një agjenti të taleneve të Barcelonës i është ofruar videoja për shitje.
“Videoja zgjat rreth 15 minuta... është e xhiruar me telefon celular, që mendoj se i ka takuar ndonjë të punësuari të Shakiras që ka qenë në drejtim të anijes atë natë. Pamjet nuk janë të qartë dhe janë jashtë fokusi”, raportohet të ketë thënë për revistën agjenti i klubit spanjoll të futbollit.
Personi që ka xhiruar skenën raportohet se e ka shfrytëzuar atë për ta shantazhuar këngëtaren.
Ndërkohë këngëtarja kolumbiane dhe futbollisti spanjoll raportohet se presin fëmijën e parë të tyre, që duhet të lindë në janar.

No comments:

Post a Comment