Tuesday, September 4, 2012

Ja sa do te kushtoje iPhone 5

Nëse është për t’i besuar një katalogu jo zyrtar të një webstor-i kineze në internet, modeli i ri do të jetë më i lirë se i mëparshmi. Natyrisht, “Apple” nuk ka thënë ende asgjë lidhur me tërë tregimin, por përdoruesit në “Twitter” qe disa ditë janë duke e marrë me këtë temë. Shumica thonë që “kinezëve nuk duhet t’u besohet”, pasi që kush e di cili version, origjinali apo kopje, do të shitet për atë çmim.Përndryshe, kjo faqe kineze rastësisht, pas gabimit të të punësuarve, e publikoi çmimoren në të cilën u gjend edhe çmimi i modelit iPhone 5, i cili në fund të vitit do të shitet në tërë botën. publialb.com citon se nëse del e vërtetë kjo dhe çmimi i iPhone 5 do të jetë 800 dollarë, atëherë ky do të jetë telefoni më i lirë i “Apple-s” deri më tani. Çmimi i 4S modelit me 64 GB memorie momentalisht është 1.000 dollarë, ndërsa çmimi i tij tashmë njëherë është ulur

1 comment: