Wednesday, September 5, 2012

Bleona Qereti: Zbulohen fotot e ‘nxehta’ te këngëtares 13 vjet më parë (FOTOT)

Ka qenë viti 1999 kur janë realizuar këto fotografi në pishinë, imazhe me të cilat këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka dashur që të pushtojë pistat e modës nëpër shtetet europiane, është e vërtetë dhe aspak tendencioze.
Ndoshta për faktin se ajo ishte futur rrugës së muzikës dhe duke patur njëkohësisht edhe një fizik perfekt, ka patur edhe si synim dhe bindje që të konkurronte edhe modelet e njohura si , Gisele Bundchen, Naomi Campbell apo Claudia Schiffer.
Fotot të cilat i kemi siguruar janë ekskluzive për suplementin ”THASH&THEM” dhe mjaft mirë duket se këngëtarja bukuroshe Bleona Qeretit me anë të tyre kërkon të tërheq vëmendjen e agjentëve të modës nëpër agjenci të njohura në shtetet europiane, vende ku ajo realizonte dhe koncertete e saj në fillim të karrierës së saj muzikore.
Pasi ka realizuar këtë set fotografik Bleona kishte kërkuar ndihmë edhe nga disa persona apo më mirë të themi miq të saj të cilët do t’i ndihmonin në shpërndarjen e këtyre imazheve nëpër agjenci të modës.
Kjo sepse bukuroshja shqiptare, që në atë periudhë kishte realizuar edhe albumin e saj, të përfitonte edhe kontrata si modele në këto agjenci. E bukur dhe shtatlartë, Qereti kërkonte që t’i tregojë botës se edhe Shqipëria ka vajza të bukura.
Ndonëse kanë kaluar 13 vjet nga koha kur janë realizuar këto foto, Bleona duket se nuk e ka humbur shkëlqimin dhe sharmin që e karakterizonte, këtë këngëtare shqitpare. Asokohe ajo do të ishte e vetmja artiste, që albumin e saj “Ti nuk di as me ma lyp”, do ta shoqëronte edhe me një sërë klipesh sensuale, të realizuara jashtë Shqipërisë.
Mesa duket ideja për tu bërë një modele e njohur, nëpër pasarelat europiane mbeti një ëndërr në sirtar për Bleonën.
Ndaj dhe këngëtarja e mori shumë seriozisht botën e muzikës, ku sot shprehet se muzika është i vetmi obesion i saj dhe se ajo nuk mund të jetojë dot pa të. Është një nga këngëtaret shqiptare, që ka prekur Amerikën duke realizuar disa projekte muzikore me producentë të njohur, si Timbaland, Brasco reperi zyrtar i albumit të këngëtarit të mirënjohur, Justin Timberlake dhe Dj. Free Style.
Përpos angazhimeve muzikore Bleona do të interpretojë së shpejti edhe një film së bashku me aktorin Steven Segal. Aktualisht ka nisur një tur të gjatë koncertesh nëpër Shqipëri, si Vlorë, Shkodër, Elbasan ku koncerti përmbyllës pritet të jetë kryeqyteti.
Më pas Qereti pritet të niset në Kosovë, Itali, Rusi, Francë, Turqi etj. Ajo është shprehur se ndoshta vitin e ardhëshëm, ku angazhimet e saj artistike të jenë më të reduktuara, do të zgjerojë familjen me një fëmijë. Këngëtarja është prej disa vitesh e martuar me një biznesmen kosovar me emrin Gani, i cili jetonte prej vitesh në Amerikë.
Kujtojmë edhe videoklipin dhe këngën “Boom Boom”, që ajo i dedikon me shumë dashuri bashkëshortit të saj, ku ai është i pranishëm edhe në disa sekuenca të klipit. Boom Boom titullohet albumi i saj i dytë, të cilin ajo e ka realizuar në shqip dhe në anglisht.
Gjatë turit të saj të fundit në Shqipëri, Bleona Qereti ka premtuar se do të vij më shpesh në Shqipëri si dhe është shpehur e lumtur që po ndihmonte në krijimin e imazhit më të mirë për vendin e saj.
Gazeta New York Daily News, e ka cilësuar bukuroshen si Madonnën shqiptare

No comments:

Post a Comment